Dr. Shkelqim Reci: Pse Gjermania ka numrin më të ulet të vdekshmëris nga COVID 19?
Pse Gjermania ka numrin më të ulë të vdekshmërisë nga COVID 19? Masat e marra, sistemi shëndetësor, apo…?
Nisur nga të dhënat zyrtare të publikuara sot më datë 23.03.2020 nga Instituti federal i statistikës dhe epidemiologjisë në Gjermani, Robert Koch, vihet re kjo shpërndarje e grupmoshave të infektuara nga SARS-Covid19 në Republikën federale të Gjermanisë:
0-4 vjeç 157 të infektuar
5-14 vjeç 590 të infektuar
15-34 vjeç 5900 të infektuar
35-59 vjeç 11700 të infektuar
60-79 vjeç 3400 të infektuar
- Mbi 80-vjeç 609 të infektuar
Sipas këtyre të dhënave, rezulton se mbi 80% e të infektuarve në Gjermani i takojne grupmoshës nën 60 vjeç, ndryshe nga gjëndja aktuale ne shtetin fqinj Itali.
Mund të supozohet, se një nga arsyet që ndikon ne letalitetin e ulët në Gjermani (0,3% vs.9,4% në Itali) i detyrohet prekjes së grupmoshave në moshë mesatare më te ulët se në Itali.
Sipas statistikes së vitit 2012, mosha mesatare në Maqedoninë e Veriut është 38 vjeç.
Nisur nga ky fakt, do të shpresonim që edhe Maq.Veriut të kishte nje letalitet të ulët të ngjashëm me Gjermaninë në lidhje me rastet e infektuara nga SARS-Covid19.
Sigurisht, nuk duhet te harrojmë që mosha e re të prekurve nga kjo pandemi nuk ështe siguri absolute për të siguruar nivel të ulët morbiditeti e mortaliteti.
Faktorë të tjerë si testimi në bazë të gjërë, kapacitetet hospitalire sidomos ne repartet e reanimacionit si dhe masat strikte të mara pë kufizumin e kontakteve sociale dhe vetë- izolimi prej 14 ditësh në rast dyshimi, janë faktorë kryesorë që ndikojnë në luftimin me sukses të kësaj pandemie.
Gjithsesi, historia na tregon se pandemi të shkaktuar nga viruse të tjera si psh.Gripi i zogjve 2004,Gripi Derrit 2009/2010, MERS-Cov 2010)kanë patur një letalitet më të lartë 30-50%.
Apeli im personal është- respektoni masat higjenike, evitoni kontaktet sociale, qëndroni në shtëpi!
Sëbashku do ja dalim edhe këte here! Une dhe kolegët e mijë në ktë betej jemi aletë te pacientit.