Flama – Prof. Xhemi Hajredini
Flama
Nga flama e flamosur,
qëndrojmë në shtëpi të lavosur,
sorollatemi vërdallë e meditojmë,
një libër a poezi të shestojmë.
Herë përballemi me tundimet,
pastaj humbemi nga mendimet,
vështirë mësohemi me regjimin e ri,
me shpresë se do të takohemi përsëri.
Ka filluar zemërimi, s’ka më durim,
nga mikrobi i mallkuar, do të ketë shërim,
për të qenë të lidhur, s’kemi lindur,
lojë e pakuptimtë, jemi të bindur.
Këta të plotfuqishmit a kanë zemër,
bota po i thërret të gjithë me emër,
toka po ua kthen me inat, ajo u gjallërua,
lulet kanë çelur, ajri tërësisht u pastrua.
Një rend i ri, një jetë e re me dashuri,
njerëz me ëndrra të reja, plot dhembshuri,
mendimet janë kthjelluar, si ajri në qiell,
toka mëmë u zgjua, jeta jonë me diell.