HABITATËT E LIQENIT TË OHRIT

HABITATËT E LIQENIT TË OHRIT

Shkruar nga: prof. dr. M.Musai

Në liqenin e Ohrit jetojnë edhe disa lloje të peshqve tjerë, të cilët jan habitat ujor, ose banor ujor me shumë vlera biologjike. Prej gjith këtyre peshqive për vlera ushqimore dhe ekonomike do të përmendim peshkun e vogël Cironi – Alburnus albidus alborella ( Filippi ), peshkun Krap – Cyprinus carpio (L.) dhe Krapin kinez – Carassius Linanaeius.
Të gjithë peshqit tjer të cilët do ti përmendi më posht të gjithë ata nuk kan vlera ekonomike, as ushqimore, por kan vlera për zhvillimin historik evolutiv të liqenit të Ohrit.
Në liqein e Ohrit peshku Cironi, jeton me disa varietete, nënlloje, por janë të njejtës gjini. Peshku Cironi ka rritje të kufizuar, peshon pak gram dhe shtim të madh atyral.

  1. Disa karakteristika për Cironin – Alburnus albidus alborella ( Filippi ):
    Peshku Cironi jeton në zonë e zgript të liqenit të Ohrit në veçanti buzëbregut liqenor, pra vetëm në zonën litorale. Për shumë arsye Cironi jeton në këtë zonë, ngase ndihet më shumë i sigurt dhe e ka më leht të ushqehet me mikroorganizma, të fito dhe zooplangtonit. Prej studimeve që jan bërë, Cironi është pastrues tipik i ujit të liqenit të Ohrit, prej ndotjeve të ndryshëm. Cironi jeton në bashkësi dhe formon bashkësi të mëdhaja të peshkut Ciron.
    Peshku Ciron më shumë jeton buzëbregut liqenor, ku ka bimë ujore: talla, shavar. Shallak, pirra, sitka, llapusha uji ose lëkon të verdh dhe lëkon të bardh. Gjat muajve të dimrit, Cironi dimëron, nuk është në aktivitet të madh fizik jetësor, të gjithë ata grumbullohen duke u ngjesh në mesëvedi dhe krijojnë bashkësi të ngjeshura sidomos, gjat muajve të vona të vjeshtës dhe gjat dimrit. Të shumten e rasteve tubohen në limane të anieve, në talla, vende të sigurta për të dimëruar, dhe ku ka temperatura të përkpshme për stinën e dimrit.
    Vlera biologjke më e madhe e Cironit, përveç si pastrues i ujit, rrol me rëndësi është se jan si ushqimi bazë për të gjitha llojet tjera të organizmave, të cilat ushqehen me peshq si p. sh.: peshqit carnivaora – mishëngrënësa, troftat, kleni, etj, dhe shpezë të cilat janë banor të përhershme dhe sezonal të liqenit të Ohrit, të cilat ushqehen me peshq. Këtu bëjnë pjesë peshkatoret e ndryshme, zhytësa të vegjël, të mëdhej deri te kormoranët e ndryshëm ose karabatakët.
    Në grupën e peshqve të vegjël si pastrues të ujit apo midisit liqenor, bëjnë pjesë edhe peshq tjerë, të cilët gjithë jetën, arrijnë rritje maksimale prej10 deri 15 sm, trupi i tyre peshon disa gram.
  2. Cyprinus carpio (L.) – Krapi i liqenit të Ohrit
    Peshku Krap, jeton në liqenin e Ohrit dhe është peshku me peshë më të madhe, pesha e të cilit mund të arrin mbi tridhie kilogram. Krapi ka trup korpulent, është peshk që rritet leht dhe shpejt, por faktori njeri ka ndikuar shumë keq në moszhvillimin e tij. Po përmendi se fusha e Strugës, ajo e Pogradecit si dhe një pjesë toke e Ohrit kan qenë kënet, nën ndikimi ujor të liqenit të Ohrit. Kushte e dikurshme kan qen kushte primare për shumimin dhe rritjen e peshkut krapit si dhe shumë peshqve tjer.
    Në viti 1963 deri 1965, blata e Strugës u ter, përmes sistemit hidromeloriativ, dhe gjithë hapësira blat, u shëndrrua në tokë buke, për të njejtat kushte në Pogradecit si dhe në Ohër. Por gjithë kjo ka ndikuar negativisht në moszhillimin e biodiversitetit të liqenit të Ohrit prej atëherë deri në ditët e sotme.
    Sipas disa tregimeve të pleqve të moçëm, para shumë viteve, ata thonin se duheshte ti trembish peshqit në bregun liqenor, që të mbushje ujë në liqe. Kurse tash njeriu si faktor i pakontrolluar me veprime negative ka ndikuar shumë negativisht në botën e gjallë të liqenit të Ohrit. Këtu bëjnë pjesë: gjuajtja e peshkut pa kriter dhe në të gjitha muajt e vitit. Mandej përdorimi i rrjetave për shfarosjen e peshkut deri në dimensione të imta, zënja e peshqve me mas trupore më të vogla. Përdorimi i helmeve, jan zën peshq duke i helmuar, me përdorimin e rrymës, mjeteve eksplozive dhe landëve të ndryshme kimike. Pra faktori njeri është vrasësi i pasurisë dhe bukuris liqenore. Ky shëmtim quhet mjerimi biologjik dhe ekologjik për liqenin e Ohrit.
    Peshku Krap, deri kur ekzistonte blata, ka pasur edhe një vavrietet tjetë i cili quheshte Krapi i Virioit. Ai arrinte peshë maksimale afro 40 kg. kishte trup masiv, të mbuluar me luspa, pjesa shpiore e Krapit të Virionit kishte ngjyrë të zezë ngjyrë të errët të ullirit dhe pjesa barkore edhe anësore, luspat kishin ngjyrë të verdh. Në pjesën shpinore dhe ate barkore, peshku Krap ka nga një strukturë të fortë ashtërore e dhambëzuar si krapi për të sharruar, prej ati ashti ka mar emrin peshku Krap. Për kushte e sotme fondi i peshkut krap ka ran shumë dhe vjen drejt zhdukjes.
    Mishi i peshkut Krap është i shijshëm dhe ka vlera të mëdhaja ekonomike. Për fat të keq ende nuk kemi njerëz, të cilët do të dëshironin të meren me kultivimin e peshkut Krap, në tri qytetet Pogradec, Ohër dhe Strugë. Femra e peshkut Krap mundet me hedh mbi një milion hikra, të cilat hidhen gjat muajit maj dhe në fillim të qershorit, në vende të zgripta, ku ka ujë të groht dhe bar ujor. Temperatura më e kapshme e peshkut Krap është prej 16 C0 deri në 32 C0, por shumimin me kënaqësi e bën në temperaturën ujore prej 21 deri 24 C0. Peshk Krap ka edhe në gjatësinë rrjedhëse të lumit Drini i Zi.
  3. Carassius Linanaeus – Krapi kinez – për liqei e Ohrit është tepër karakteristik, ngase ka trup të shkurtër shpatuk, ngjyrë të murrme të errët, prandaj i thuhen karas, prej fjalës turke esmer i zi, por i thuhen krapi kinez se shumohet shumë si kinezët. Krapi kinez ka mish të mirë të shijshëm, poashtu edhe Karasi i ka të gjitha vlerat e peshkut, gjendet në liqenin e Ohrit por edhe gjat gjithë rrjedhjes së Drinit të Zi. Shumohet poashtu në muajin maj dhe qershor, kur temperatura ujore është në rritje.
    Në liqenin e Ohrit të gjithë peshqit shumimin e bajn në zonën litorale në buzëbreg, në talla dhe bimë tjera ujore, përjashtim bajn troftat të cilat shumohen ma në thellësi në ato vende të cilat quhen vorbula dhe ka ujë të pastër të pasur me oksigjen dhe me ran të imët.
    Dy llojet e peshqve: Ranushi dhe Barbatulusi jan peshq që jetojnë në liqenin e Ohrit për vlera biologjike, këta jetojnë me të njejtat vlera biologjike ashtu sikurse jeton edhe peshku Pelazgjik. Peshku Ranushi gjendet me shumicë vetëm në liqenin e Ohrit, në zonën litorale sidomos në ato vende ku uji ka qetësi, nuk ka dallgë dhe ndotje.
    Peshku Ngjalëza, dallohet prej habitateve tjera se ka trup të gjatë prej dhietra sm, ka pamje të ngjalës por me rritje të kufizuar prej disa sm dhe gram.
  4. Alburnoides bipunctatus ochridanus (Karaman) – Ciron maxhupi.
  5. Nemachlius barbatulus sturanyi (Steind) – Barbatulusi;
  6. Cobitis taenia meridionalis (Karaman) – Ngjalëza – ky lloi i peshkut për nga trupi u ngjan ngjalave të vogla, jeton në ato vende në liqe ku derdhen lumejt si: Grashnica, Dajlani dhe burimet e Biljanes, të gjitha këta derdhen në Ohër, mandej ujërat e Shën. Naumit, të Drilonit, Çoravës dhe ujëra tjerë. Poashtu është banore e zonës litorale dhe më pak e zonës sublitorale. Ngjalëzën e gjejm edhe gjat gjithë rrjedhjes së lumit Drini i Zi. Por ashtu sikurse për të gjithë peshqit tjerë edhe për këtë lloj peshku vlejn të njejtat kushte për jetë. Pra edhe ky peshk rrezikohet për ekzistenc, prej ndotjeve të cilat bëhen prej faktorit njeri – antropogjen.
    Prandaj për shumë arsye liqeni i Ohrit është marun në mbrojtje prej UNESKOS, por dëmtohet prej qytetarëve të tri qyteteve dhe prej vizitorëve të ndryshëm, të cilët duke bër sport dhe rekreacione të ndryshme sportive, me mjete motorike, ata sjellin shqetësim te e tërë bota e gjallë.
    Prandaj liqeni i Ohrit dhe bota tij e gjallë, duhet vënë në funklcion të mbrojtës, prej dy shteteve R. e Shqipërisë dhe R. e Maqedonisë Veriore me organet kompetente, prej Kryetarëve të tri Komunave përkatëse.
    Të meren masa mbrojtëse deri sa nuk është bërë shumë vonë, mandej nuk ka zgjidhje, ngase bota e gjallë dhe kualiteti i ujit të liqenit të Ohrit, shkohet drejt katastrofave ekologjike. Për të gjitha ato devijime të kushteve jetësore, fajtorin duhet kërkuar në vetëvehte, jo dikund tjetër.
    Gjeneratat të cilat vijë dhe do të vijnë pas nesh, nuk jan fajtore, pse ne nuk jemi dashamirës të natytrës…