HISTORIA E KLUBIT KF Dollogozhda
HISTORIA E KLUBIT KF Dollogozhda:
- Klubi Futbollistik i fshatit Dollogozhdë u formua ne vitin 1977/78 me emrin “Vllaznimi”. Kryesia e Parë e Klubit përbëhej nga Zejadin Islami (Kryetar), Alit Aliti (arketar), Mustafa Useini dhe Resul Bekteshi (Trajnerë). Ndër iniciatorët e parë për formimin e Klubit ka qenë zoteriu i ndjerë Alit Aliti, emrin e të cilit e mbanë aktualisht Qendra Sportive e fshatit. Në stinorin e parë të garimit, Klubi Futbollistik i fshatit Dollogozhdë garonte në Ligën Komunale B, ku pas nje Stinori Klubi u ngjit në Ligën Komunale A. Në vitin 1986 nga situata e krijuar politike në ish Jugoslavi, organet Shtetërore e Kontestuan emrin e Klubit “Vlaznimi” gjë që sipas Organeve shtetërore Klubi duhej të mbante emrin “Bratstvo”, dhe mu për këtë shkak Kryesia e Klubit morri vendimin qe Klubi tash e tutje të mbante emrin e vetë fshatit pra Klubi Futbollistik “Dollogozhda”. Për shkak të padrejtësivë të shumta dhe të vazhdueshme nga ana e Strukturave shtetërore, Klubi Futbollistik “Dollogozhda” që nga viti 1989 deri në vitin 1992 pushoi së funksionuari. Në vitin 1992 me iniciativën e disa Dollogozhdarëve dhe të njërit prej Lojtarëve më të dalluar të KF “Dollogozhda”, Zamir Danit Klubi riaktivizohet dhe garon në Ligën Komunale. Pas disa vitesh garimi në Ligën Komunale, në vitin 1996 Klubi u ngjit në Ligën e Tretë Perëndimore të Maqedonisë, duke shënuar suksese mjaft të mira. Por suksesin më të madhë gjatë gjithë historisë së tijë KF “Dollogozhda” e arriti në vitin 2004 ku u shpall Kampione në Ligën e Trete Rajonale (Liga Liqenase- siq quhet Zyrtarisht nga FFM) dhe mori pjesë në ndeshjet kualifikuese për tu ngjitur ne Ligën e dytë të përbashkët të Maqedonisë, të mbajtura në Shkup, ndeshje kualifikuese të cilat Klubi nuk i kaloi me sukses. Meritat më të mëdha për këtë sukses i ka Zoteriu Lulzim Zhaku-Aliu i cili njëherit e ndihmon Klubin Financiarisht që nga viti 2000. Ndër kontributet e vecanta që ka dhëne zotëri Lulzim Zhaku-Aliu për KF “Dollogozhda” janë:
Instalimi i rrjetit gjegjësisht të Gypave për Ujitje nga Burimi i fshatit deri tek Qendra Sportive.
Dhurimi i të gjitha pajisjeve Sportive për të gjitha grupmoshat, duke filluar që nga Topat, Fanelat e deri tek Tutat.
Organizimi i Turneut futbollistik mbarkombëtar “Dollogozhda 2000”, ku morën pjesë edhe Ekipet e shquara si “Bashkimi” nga Kumanova, “Flamurtari” nga Prishtina, “Drita” nga Bogovina etj, Turne i cili ndikoi në përmiresimin dhe përhapjen e një Imazhi të mirë të KF Dollogozhda në hapësirën mbarëshqiptare.
Formimi i Shkollës së futbollit për grupmoshat e reja, ku trajnerë janë z. Fatmir Ziba dhe z. Xhavit Mazari. Nga vetë puna serioze dhe e palodhëshme e këtyre Trajnerëve rrodhën edhe disa suksese, ku vlejnë të theksohen pjesmarrja e këtyre të rinjve në disa Turne ndërkombëtare si në Kroaci, Shqipëri etj. Në Turneun në Kroaci, ku pjesmarrës ishin edhe Shkollat e njohura të Futbollit Evropian si nga Milani, Dinamoja e Zagrebit etj, shkolla e futbollit për grupmoshat e reja nga Dollogozhda zë vendin e Tretë.
Ndër Lojtarët më të shquar nga gjeneratat e vjetra që ka nxjerrë KF “Dollogozhda” janë: Mair Ziba, Zamir Dani, Nexhmedin Pollozhani, Mentor Ibrahimi, Atmi Ziba, Xhavit Mazari, Mugni Alimi(Portier), Islam Veliu, Nadi Aliti, ndërsa nga gjeneratat e reja vlejnë të theksohen: Selami Ameti, Juni Ziba, Zaim Dauti, Nadi Ameti, Vebit Imeri, Mushteba Kica (Portier), Atmi Shazimani, Dritan Dani, Femi Kurtishi, Ardian Dani, Argjend Zhaku etj.
KF Dollogozhda në vitin 2004 kishte gjeneratat e reja më të forta në rrethinë dhe jo vetëm. Nga ato gjenerata sot disa lojtar bëjnë karrierë këtu dhe jashtë vendit si: Flamur Tairi, Isnik Alimi etj.
KF Dollogozhda nga 2006 deri në 2011 ishte mbyllur , por ish lojtari Sami Sllatina e rihapi përsëri klubin në sezonin 2011-12 duke e mbajtur tre sezone. Pastaj klubin e mori përsëri një ish lojtar tjetër Juni Ziba i cili e kishte dy sezone deri në 2014-15 dhe 2015-16 dhe nga ajo kohë klubi është mbyllur. Lojtarët e gjeneratës së fundit që luajtën ishin: Dilaver Kica(Portier), Artim Jaja(Portier), Luan Bajrami, Veton Adili, Dardan Dervishi, Erion Ziba, Alban Dani, Naim Kica, Arif Zhaku, Blerton Dani, Gentian Alla(Tatesh), Muamet Ademi(Tatesh), Elmedin Tairi(Tatesh), Besmir Dema, Valdrin Zhaku, Jetmir Mazari, Valdrin Arsllani, Ardit Ramadani, Erjon Bilali etj.
Gjithashtu për Kontributin e tyre të pashoqë për KF “Dollogozhda” vlejnë të përmenden edhe emrat e zotërinjve : Osman Sela, Sadulla Bakiu, Subi Dani, Shefqet Dani, Raif Mazari, Alim Zhaku, Fatmir Neziri, Rushan Sela, Maherr Pollozhani, Rufon Zhakut-Foni , Jetmir Mazari, etj.