Ju Poetesha e ju poete… – Lebit Murtishi nga Struga
Ju Poetesha e ju poete…
Mos i ngujoni me kot mendimet
Ne karantina prej veteflijimesh
Hapjani udhet te fluturojne
Mbi keta muzguj apokalipsesh…
Lironi gjuhen nga ato maska
Mos i caktoni fjales sinore
Ju fjaleendes te magjishme
Ju te perzgjedhurit hyjnore…
Ashtu, keshtu jeni ne shenje
O ju poete e poetesha
Me mire me nder t’u vrase fjala
Se sa me turp t’u mbuloje heshtja…