MIGJENI FLET NË ÇDO KOHË – Poezi nga poeti strugan Prof.Xheladin Muça
MIGJENI FLET NË ÇDO KOHË
Ditë tregu në qytetin e ujtë
acari ka mbuluar çdo skaj
liqeni strukur si kurrënjëherë
në strofkullën e tij
drini pa bë zë ecën e ecën
një refren i vjetër
mi zhbiron ,mi vret veshët
zë morbid për mëshirë
pak “sadaka”-“zoti të dhashtë”
Të zbehur takova Migjenin
në shetitoren e qytetit
me zë të qetë më tha
“Kafshat që skaperdihet është or vlla mjerimi”
e iku fshehurazi i mbuluar nga lotët!
Më la statujë që hesht
më la në dënesë
e shpirti sterrë
Edhe ky shekull mbeti i mykur
nga paçavrat e kohës
edhe ky vend shkon prapa diellit
nga langojtë e hienat të etur për gjak!
Në çdo skaj,në çdo cep
zëshëm flet Migjeni
e refreni “pak sadaka”_”zoti të dhashtë”
prekin kupën e qiellit!