Reformatori Zajko! – Medai Shaholli nga Struga
Reformatori Zajko!
Ky është ”reformatori” Zajko, që para katër vitesh media kazani e proklamoi si ”proshqiptar” që nuk i pengon gjuha shqipe.
Pas katër vitesh ja ku jemi përball titistit pa maskë duke thënë se gjuha shqipe nuk mund të përdoret zyrtarisht në ato komuna ku ka më pak se 20% i popullësi që flet këtë gjuhë.
Ky është titisti Zajko që i ”bleu partiçkat shqiptare” kur miratuan kushtetutën e ”Sllobodanit” të ri, ku gjuha shqipe dhe statusi politik ngelën si pakicë e papërfilshme arixhinjësh.
Sot, para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, demagogu Zajko po shfaq fytyrën e vet të pansllavistit patriot përmes së cilës kërkon të mbledh votat e elektoratit të tij titist të kampit sllav.
Shqiptarët në këto zgjedhje s’kanë çfarë kërkojnë, pasi me fitoren e SDSM-së apo të VMRO-së, në formimin e qeverisë së koalicionit partiçkat tona nuk kanë atë guxim dhe atë vendosmëri, qëndrim dhe sedër kombëtare të mbrojnë interesat tona, por do t’i nënshtrohen atyre si servilë dhe lypsarë të bordellos qeveritare ashtu siç kanë vepruar si në të kaluarën e turpshme të tyre.
Ndaj, bojkot të zgjedhjeve parlamentare që nuk janë tjetër veç se farsë, ku me ato zgjedhje delet shqiptare mendojnë se me ndryshimet e mundshme do të fitojnë statusin dhe gjuhën shqipe të barabartë me sllavishten.
Ëndrrat janë ëndrra dhe nuk bëhen realitet, ndaj shqiptarët nëse kanë ëndrra për t’i bërë realitet u duhet të ndërrojnë mentalitet dhe koncept.
Shqiptarëve të Iliridës u duhet një lëvizje e re, u duhet një Vetëvendosje për të çarë përpara pasi për tri dekada kanë ngecur në batakun e moçalit të quajtur demonkracia pansllaviste.