Rinia eshte ardhmeria e nje vendi!
Rinia eshte ardhmeria e nje vendi!
Koha në të cilën jetojmë me plotë të drejtë do të mund të cilësohet periudhë e luftës së njeriut për ta gjet vetveten dhe për ta mbajtur në jetë origjinalitetin e vet, ngase mjetet e komunikimit bashkëkohor sa kanë anë pozitive, aq ndikojnë edhe negativisht duke u mundësuar elementeve djallëzore destruktive njerëzore që ta ushtrojnë ndikimin dhe influencën e vet mbi njerëzit dhe shoqëritë, ashtu që do të formojnë nga propagandat e tepërta dhe të vazhdueshme qenie njerëzore që nuk e njeh veten, e ka humbur identitetin dhe vrapon pas modës së tjetrit pa diskutuar fare për konstruktivitetin apo jo konstruktivitetin e asaj që e imiton.
Pra, thënë shkurt dhe qartë ballafaqohemi me fenomenin e imitimit të tjerëve dhe shkrirjen e vlerave autoktone pa vetëdije, ndërkaq imitimi symbyllazi në çështjet jo produktive është dukuri negative e cila synon tjetërsimin e njeriut dhe sjell dëme të ndryshme për individët dhe shoqëritë.
Islami çdo herë ka qëndruar besnik në linjën e artikulimit të drejtë të nevojave të rinisë dhe armatosjes së rinisë Islame me atë që është e qëndrueshme dhe e shëndoshë, gjegjësisht ka qenë këmbëngulës në largimin e rinisë nga çdo gjë që e njollos personalitetin e saj dhe e zhduk identitetin e saj. Me një fjalë, Islami punon në drejtim të përqendrimit të rinisë në atë që është burimore dhe autoktone si dhe e arsyeshme, dhe e qorton atë person që imiton diçka pa dije dhe analizë të mirëfilltë të dukurisë përkatëse, gjegjësisht e përbuzë largimin e njeriut nga vlerat e tija origjinale dhe autoktone dhe dhënien symbyllazi pas asaj që reklamohet e propagohet në tregun e lirë botërorë, sepse kjo krahas gjitha anomalive tjera, flet edhe për atë se personaliteti njerëzorë ballafaqohet edhe me krizën e ekzistencës dhe vërtetimit të identitetit e vlerave!
A.S