RROKOPUJË – Prof. Xhemi Hajredini nga Struga
RROKOPUJË
Kur të të thonë po
mos u beso!
Kur të të thonë mbase,
beso, të kanë thënë jo.
Fjalën jo s’ke për ta dëgjuar,
s’janë gati për t’u flijuar.
Kollofisin djemtë flori,
për ca kacidhe dhe pasuri,
të jetojnë në bollëk e stoli,
pastaj të shikojnë me qesëndi,
si titullarë me lavdi.
Të tjerët me shumë halle,
s’njohin të tilla valle,
marrin rrugën për n’arrati,
s’kanë e s’duan prokopi,
as pronësi e larti.
Të tretët mëdyshas në shesh,
të hanë ose jo nga ky përshesh?!
Me vështrim të mjegulluar,
të dyzuar e hamendësuar…
Lëmsh e luftë e ngatërruar!!
© Xhemi Hajredini
Strugë, 20 shkurt 2020