Sela: Kemi arritur koalicion me Alternativën

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët,. Zijadin Sela, ka thënë se ka marrë pëlqim nga partia e Afrim Gashit, Alternativa për të koalicionuar ndërsa, nuk ka ende përgjigje pozitive nga BESA.
“Ju keni që në pritje për një koalicion të mundshëm që të maksimalizohet vota shqiptare. Ne nuk kemi pasur dilemë që të bashkojmë sa ma shumë shqiptarë. Ne, para më tepër se 48 kemi bërë një paralajmërim dhe një ofertë për të cilën kemi pritur përgjigje. Kaluan 48 orë dhe lamë edhe 12 orë. Atyre që i kemi llogaritur partnerë. Shfrytëzoj rastin e kam edhe obligim që të ju informoj, se ne duhet të jemi transparent, objektiv me ju në lidhje me qëndrimet që duhet të bëjmë. Në momentin që po flasm, kam marrë një pëlqim me shkrim, për një koalicion nga Afrim Gashin. Fatkeqësisht kemi asur në një injorim nga palët tjera. Ne kemi një parapëlqim për një koalicion, dhe kthim mbrapa nuk ka. Kemi pëlqimin e AAA, me të cilin, ju informojë se ne do të kemi koalicion me ata. Ngalemi të hapur për palët tjera që janë të interesuar”, ka thënë Sela, raporton SHENJA.