STRUGALAJM.ORG Ekskluzive: Për keqpërdorim të detyrës dënohet me burg ish shefi i urbanizmit në komunën e Strugës

Skandal: Për keqpërdorim të detyrës dënohet me burg ish shefi i urbanizmit në komunën e Strugës Resul Hani

Gjykata themelore në Strugë sot ka sjellë vendim për ish shefin e sektorit të urbanizmit në komunën e Strugës z. Resul Hani,në kohën kur me Komunën e Strugës ka udhëhequr Aleanca për Shqipëtarët dhe kryetar ka qënë Zijadin Sela. Gjykata Themelore në Strugë e ka deklaruar fajtor Resul Hanin për keqpërdorim të detyrës si shef i urbanizmit në lidhje me një vendim të lëshuar nga ana e tij më 26.05.2015 ku ka dhënë legalizim të objektit në kundërshtim me ligjin duke keqpërdorur buxhetin e Komunës së Strugës me vlerë prej 697 620 000 denarë. 

Të njëjtit nga ana e Gjykatës Themelore i shqiptoet dënim me 2 vjet burg me kushtë që mbrenda 4viteve të mos ndiqet penalisht dhe njëkohësisht shumën që është demtuar buxheti i Komunës së Strugës duet ta paguaj në afat prej 30 ditëve.

Redaksia e strugalajm.org mëson se në Gjykatën Themelore në Strugë për Resul Hanin si ish shefi urbanizmit por dhe për ish zyrtarë tjerë që kanë menaxhuar në kohën e Aleancës për Shqipëtarët ka procedura gjyqësore për keqpërdorime të detyrës zyrtare ku kanë dëmtuar buxhetin e komunës së Strugës.